MC Kresha është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të estradës. Ai e ka ruajtur me fanatizëm jetën e tij private, duke zgjedhur të ndajë me publikun vetëm anën e tij profesionale.
Një vit më parë, reperi dhe partnerja e tij mirëpritën një vajzë dhe duket se tani ai do të bëhet baba për herë të dytë. Të paktën kështu janë shprehur burime për “Prive”.
Sipas këtyre burimeve, partnerja e reperit është disa muajshe shtatzënë dhe sikurse herën e parë, ata kanë vendosur ta mbajnë sekret këtë lajm. /abcnews.al