E reja nga Gana e cila u vra sot nga partneri shqiptar Klinton Pira në Tiranë kishte hyrë në Shqipëri mesditën e sotme. Burime bëjnë me dije për gazetaren ABC Xhensila Kodra se 31-vjeçarja ishte pritur në aeroport nga partneri i saj me origjinë nga Dibra. Përmes “Booking” ajo kishte marrë me qira për tre ditë banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë në Tiranë.
Ndërsa Pira nga ana tjetër kishte një muaj e gjysmë që kishte ardhur në Shqipëri. Çifti ishin njohur në Angli ku dhe kishin bashkëjetuar për disa kohë. 26-vjeçari jetonte me familjen e tij në Laprakë. Gjatë sherrit ai e ka goditur disa herë me thikë partneren e tij ganeze, ndërsa shumica e plagëve janë konstatuar në pjesën e gjoksit.
Dyshohet se një nga nga plagët kanë qenë pranë zemrës, gjë që mund t’i ketë shkaktuar asaj vdekjen. Në banesën ku ajo po qëndronte janë gjetur vetëm rroba. Fqinjët janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe nuk dinë të thonë mbi arsyet që mund të kenë sjellë këtë tragjedi.
Pira qëlloi 31-vjeçaren me thikë dhe gjatë kohës kur kjo e fundit zbriti poshtë për të kërkuar ndihmë ai u hodh nga kati i tetë duke gjetur vdekjen. Ndërsa e plagosura u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk mund t’u mbijetojë plagëve.
Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të riun nga Dibra të ndërmarrë aktin ekstrem që solli në fund si “Rome dhe Zhuljeta” të historisë së tij të dashurisë me 31-vjeçaren ganeze me nënshtetësi franceze.
Çifti shfaqeshin mjaft të dashuruar në rrjetet sociale. Pira kishte postuar shumë foto në rrjetet sociale ku shfaqej krah të resë ganeze ndërsa në sy bien dedikimet e tij të dashurisë . /Abcnews.al