Elbasan/ Sherr në lokal, 57 vjeçari goditet me sende të forta dhe përplaset me tavolinën

schedule20:09 - 2 Tetor, 2021

schedule 20:09 - 2 Tetor, 2021

Një sherr mes 2 personave ka ndodhur në një lokal në Elbasan gjatë mbrëmjes së sotme. Një 57 vjeçar është goditur me sende të forta nga një person tjetër dhe për pasojë është rrëzuar duke u përplasur tek një travolinë e lokalit. 57 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë sherri ka nisur për motive të dobëta.

Më datë 02.10.2021, rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan,  në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç,  ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç,  banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një travolinë e lokalit”, thotë policia.

Vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.