Është shpallur hero në Suedi duke i dhënë titullin e nderit engjëlli mbrojtës, shqiptari nga Kosova Fida Bejta, i cili shpëtoi 20 fëmijë nga një sulm me thikë në park. Dhe ylli i futbollit vendas Ibrahimoviç e ka falenderuar personalisht. Fidan Bejta shqiptari nga Kosova, është shpallur hero në Suedi pasi ka shpëtuar rreth 20 fëmijë teksa luanin në një shesh lojërash, kur një grua i ka ndjekur fëmijët, në përpjekje për ti goditur me thikë.
Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë, duke rrezikuar jetën për të shpëtuar fëmijët. Ylli i futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, i ka dërguar një mesazh Fidanit duke i thënë se është një hero i vërtetë dhe se të gjithë janë krenarë për të. “Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një ndeshje në stadium”, përfundon Ibrahimoviç./abcnews.al