Milani pas humbjes së pamerituar në Champions Legue përballë Atletico Madridit, kthehet të luajë në Serie A, aty ku e pret një ndeshje tjetër shumë e rëndësishme dhe e vështirë ndaj Atalantës.
Tekniku Pioli ka dalë në konferencë për shtyp para kësaj ndeshjeje dhe nuk ka hezituar të flasë edhe për dy futbollistë të ekipit të tij, Zlatan Ibrahimovic i cili nesër ka ditëlindjen dhe Frank Kessie që lidhet me një largim nga “kuqezinjtë”.
“Ne jëmi të vetëdijshëm për forcën tonë”, shprehet Pioli fillimisht sa i përket kundërshtarit.
Më pas Ibran i cili do të mbushë 40 vjeç dhe Kessie ai shprehet:
“Unë do të doja t’i jepja jetëgjatësi që të ishte në gjendje të zgjasë karrierën e tij. Kessie? Thjeshtë gjykoni performancën e tij. Ai është një profesionist”, thotë ndër të tjera Pioli. /abcnews.al/