Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta kundër masave anti-Covid në Zelandën e Re

schedule14:52 - 2 Tetor, 2021

schedule 14:52 - 2 Tetor, 2021

Zelanda e Re ka regjistruar 27 raste të reja me Covid në 24 orë për shkak të përhapjes së variantit Delta, ndërsa qytetarët mbushën rrugët duke protestuar kundër një bllokimi dy mujor në qytetin më të madh të vendit.

 

1.7 milion banorët e Auckland presin vendimin  qeveritar të hënën nëse kjo masë do të zbatohet për pjesën tjetër të Zelandës së Re. Rreth 1.000  persona u mblodhën  sot, në një protestë të organizuar nga Destiny Church, një lëvizje kristiane fondamentaliste  duke kërkuar ti jepet fund bllokimit, sipas mediave lokale.

Tubimet ishin planifikuar të zhvilloheshin edhe në Wellington dhe Christchurch. Ndërsa Zelanda e Re ishte një ndër vendet me numrin më të ulët të rasteve me COVID-19  gjatë vitit të kaluar, vështirësitë për të mbajtur në kontroll variantin Delta kanë vënë në pikëpyetje strategjinë e eliminimit të virusit nga kryeministrja e vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!