Shifrat e grave të prekura nga kanceri i gjirit vijon të jetë e lartë, ndaj thirrja dhe në këtë tetor është kryerja e kontrolleve.
Këtij apeli për zbulimin e hershëm të kancerit i janë bashkuar dhe mjekët e Spitalit Hygeia, që thonë se kryerja në kohë e ekove dhe mamografive shpëton jetë.
“Kontrollohu dhe bëj mamografi”.
Në këtë muaj tetor që është muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ftojmë të gjitha gratë që ti kushtojnë 10 minuta nga përditshmëria e tyre ekzaminimit me ekografi dhe mamografi. 10 minuta që mund të shpëtojnë një jetë”, shprehet mjekja.
“Çdo vit rriten rastet me diagnostikimet me kancer të gjirit, por çdo vit kemi dhe zonja që e kanë fituar betejën me këtë sëmundje”, thekson një tjetër mjeke.
Tetori në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. /abcnews.al