Dr. Eldores Sula*
Kompania farmaceutike MERCK publikon lajmin se ka testuar me sukses në mënyre klinike me pacientë realë një antiviral, “Molnupiravir”. Ky antiviral në pacientët me raste mestare ose të rënda të infektimit me Covid-19 reduktoi me 50% shtrimin në spital dhe vdekjet, krahasuar me pacientët e trajtuar me placebo (grupi referencë).
Molnupiravir është një medikament i administruar ne menyrë orale e një të ribonukleozidi analog të fuqishëm që pengon shumimin (replikimin) qelizor të SARS-CoV-2, agjentit shkaktar të COVID-19.
Molnupiravir ka rezultuar i suksesshëm në disa modele paraklinike të SARS-CoV-2, përfshirë profilaksinë, trajtimin dhe parandalimin e transmetimit. Për më tepër, të dhënat para-klinike dhe klinike kanë treguar se molnupiravir është aktiv kundër varianteve më të zakonshme të SARS-CoV-2.
Molnupiravir është një ilaç oral i disponueshëm 5′-izobutyrat i një ribonukleozid analog antiviral me veprim të drejtpërdrejtë, β-D-N4-hidroksicitidinë, ose EIDD-1931. Molnupiravir ndahet në citoplazmën e qelizës për të çliruar EIDD-1931. EIDD-1931 fosforilohet në 5′-trifosfatin e tij përkatës duke u shndërruar në një agjent aktiv antiviral nga enzimëkinazat pritëse. EIDD-1931 pengon shumimin e ARN-ve të shumëfishta të viruseve.
Aktiviteti i tij antiviral është verifikuar më parë në modelet e gripit të kafshëve, koronaviruset e ndryshme, virusin respirator sincitar (RSV), dhe infeksionin e virusit Ebola.
Ngjashëm me agjentët e tjerë analogë nukleozidë antiviralë, EIDD-1931 5′-trifosfati vepron si një substrat alternativ konkurrues për ARN polimerazat e kodifikuara për të prodhuar materialin gjenetik të virusit (RdRp) duke u përfshirë në ARN që do të sintetizohet. Meqenëse baza N4-hidroksitozinë e EIDD-1931 mund të tautomerizohet (të konvertohet në një formë tjetër), EIDD-1931 mund të zëvendësojë bazat e azotuara, citidinën ose uridinën dhe të bashkohet me guanozinën ose adenozinën, duke prishur kështu sintëzën normale të materialit gjenomik të virusit.
Kjo rezulton në një grumbullim të mutacioneve, që rriten në çdo cikël të shumimit viral. Procesi ku shkalla e mutacionit rritet nga ekspozimi ndaj një ilaçi quhet përshpejtim i dobësimit (shkatërrimit) viral dhe rezulton në shuarjen e tij.
Ky mekanizëm veprimi për EIDD-1931 është vërtetuar përmes demonstrimit të aktivitetit të tij kundër koronavirusit të sindromës respiratore të Lindjes së Mesme (MERS-CoV), virusit të gripit A (IAV) etj.
Kur SARS-CoV-2 u shfaq si një kërcënim global për shëndetin në fund të vitit 2019, pak më pas u demonstrua se EIDD-1931 kishte aktivitet të fuqishëm antiviral kundër SARS-CoV-2 në një linjë qelizore epiteliale të mushkërive të njeriut dhe kundër një grupi klinik të SARS-CoV-2 të qelizave të veshkës të majmunit të gjelbër Afrikan (Vero) (2019-nCoV/USA-WA1/2020).
Në kulturat fillestare të qelizave epiteliale të rrugëve të frymëmarrjes humane, të cilat përngjasojnë me arkitekturën dhe kompleksitetin qelizor të rrugëve të frymëmarrjes, EIDD-1931 gjithashtu ka demostruar in vitro aktivitet të fuqishëm, të varur nga doza kundër koronavirusit të sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS-CoV), MERS-CoV, dhe SARS-CoV-2.
*Biolog Molekular, Imunolog
** Titulli wshtw i redaksisw, titulli i autorit: Testohet me sukses ilaçi i (antivirali) parë kundër Covid-19
Referenca:
https://www.merck.com/news/merck-and-ridgebacks-investigational-oral-antiviral-molnupiravir reduced-the-risk-of-hospitalization-or-death-by-approximately-50-percent-compared-to-placebo-for-patients-with-mild-or moderat/
Holman, W., Holman, W., McIntosh, S. et al. Accelerated first-in-human clinical trial of EIDD-2801/MK-4482 (molnupiravir), a ribonucleoside analog with potent antiviral activity against SARS-CoV-2. Trials 22, 561 (2021). https://doi.org/10.1186/s13063-021-05538-5.