Roberto Martinez ka thënë se nuk është kontaktuar nga drejtuesit e Barcelonës për ta marrë drejtimin e ekipit, por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë trajner i Barcelonës nëse ky post i ofrohet.
Sipas mediave spanjolle, Martinez është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Ronald Koeman, i cili pritet të shkarkohet pas ndeshjes me Atletico Madridin për shkak të rezultateve të dobëta.
“Ende nuk ka asgjë, pasi askush nga Barcelona nuk më ka kontaktuar. Dëshira ime është ta respektojë kontratën me Belgjikën, por gjërat mund të ndryshojnë ditëve në vazhdim”, është shprehur Martinez. /abcnews.al/