Prej tre ditësh e vdekur pranë kazanëve të rakisë, fqinja e nënës së Piro Dhimës: Jetonte vetëm

schedule13:07 - 1 Tetor, 2021

schedule 13:07 - 1 Tetor, 2021

Fqinja e nënës së Piro Dhimës, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm pranë banesës së saj në Himarë ka folur për mediat. Ajo shprehet e se 75-vjeçarja Lefteri Dhima kishte ndërruar jetë tre ditë më parë dhe është gjetur nga fqinjët sot.

“Kishte tre ditë. E kanë gjetur gjitonët., Sot e mësova, Kishte tre ditë. Ajo jetonte vetëm vetëm”, shprehet e moshuara.

Lexo edhe: U gjet e dekompozuar në Himarë, marrëdhënia e vështirë e Piro Dhimës me nënën, shkak martesa me gazetaren greke

Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë u gjet e vdekur në banesën e saj në Himarë, pranë kazanëve të rakisë, ndërsa trupi i saj kishte nisur te dekompozohej.

E moshuara jetonte vetëm, ndërsa besohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. m.v/abcnews.al