Për ekspertin kriminolog, Artan Rexhepi ngjarja e Lezhës, ku 21-vjeçari Aldi Rama vrau nënkomisarin Saimir Hoxha ka shumë pikëpyetje.
I ftuar në “Abc live” me Juli Xhokaxhi, ai tha se shpallja dëshmor është e nxituar, të cilën ai e quan edhe si tendencë për ta mbuluar ngjarjen, pasi pengon hetimin. Sipas tij, janë edhe strukturat e shtetit që kanë ceduar, pasi Aldi Rama ndodhej në “arrest shtëpie” dhe ditën e ngjarjes nuk mund të ishte jashtë.
“Për mendimin tim, është një rast kriminal me shumë pikëpyetje. Përveç kësaj shoh edhe një tendencë për ta mbuluar. Fakti i shpalljes dëshmor të të ndjerit pengon hetimin. Zotëria, ai autori i vrarë ka qenë në arrest shtëpie. Strukturat e shtetit kanë ceduar. Ai vërtet ka pasur familjen problematike, por ai ka gjetur edhe modelin në rrugë. Do isha për dënimin të armëve dhe rritjen e intensitetit të kontrollit. Ndihemi të pambrojtur. Ngjarja për mua ka shumë pikëpyetje. Nuk mund të them gjë pa pasur dosjen përpara. Policimi në komunitet nuk mund të bëhet nëpërmjet nënpunësve me uniformë,” tha ai. g.v/abcnews.al