Një avion ka marrë flakë gjatë uljes në Britaninë e Madhe. Mediat e huaja bëjnë me dije se në momentin e uljes gomat e një aeroplani shpërthyen në flakë.
Avioni që po transportonte ngarkesa u ul në Aeroportin East Midlands pasi u nis nga Leipzig në Gjermani. Nga fotot e shpërndara në media shihet momenti kur rrotat e Kalitta Air Boeing 747marrin flakë sapo bien në kontakt me pistën.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje, avioni mund të ketë pas diçka në rrota. /abcnews.al