Rikthehet Superiorja, rikthehet derbi i kryeqytetit. Jo ai i zakonshmi që jemi mësuar të shohim vitet e fundit, por ai mes Dinamos dhe Partizanit.
18 herë kampionët e vendit u rikthyen në elitë dhe sonte në mbrëmje do të përballen me “demat”. Një derbi që është i kryeqytetit, por luhet në “Elbasan Arena”.
Gjithçka nis prej orës 19:45, me Dinamon që do kërkojë të fitojë ose të paktën të vijojë të jetë e pamposhtur.
Partizani nga ana tjetër është në presionin e pikëve, pasi në tre javët e para të kampionatit ka marrë vetëm dy pikë.
Sonte do të jetë një ndeshje për t’u parë dhe shpresohet të ketë spektakël dhe fitues, jo sikurse ndodhi në gjithë javën e tretë të kampionatit ku të gjitha duelet përfunduan në barazim. /abcnews.al