Unaza e Madhe, prishet një godinë 2 katëshe

schedule18:12 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 18:12 - 17 Dhjetor, 2018

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe gjatë kësaj të hëne punën për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe në siç njofton Bashkia Tiranë, Inspektorati rajonal i Mbrojtjes së Territorit ka prishur një tjetër godinë dy katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, e cila shërbente për funksione social-ekonomike.

Aksioni për prishjen e kësaj godine për shkak të masivitetit të saj ka nisur që në orët e para të së hënës dhe mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj, si dhe zhvendosjen e mbetjeve inerte. Nga fillimi i procesit të zgjerimit të Unazës së Madhe te Astiri, numri i ndërtimeve pa leje të prishura në këtë zonë ka shkuar në mbi 40 të tilla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!