Napoli ndryshe nga Serie A, në Europa League skuadra e Spallettit është mposhtur 2-3 nga Spartak Moscow.
Elif Elmas shënoi në minutën e parë për Napolin por vendasit në minutën e 29-të ngelën me një lojtar më pak pasi Mario Rui u përjashtua me karton të kuq.
Shifrat në 1:1 u barazuan në minutën e 55-të me autor holandezin, Quincy Promes.
Mikhail Ignatov shënoi për 1:2 në minutën e 80-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë edhe Spartaku mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua Maximiliano Caufriez. Për 1-3 shënoi sërish Promes në minutën e 90-të.
Fare në fund (94’) realizoi Victor Osimhen 2-3.
Napoli është i dyti në grupin C me një pikë. /abcnews.al/