13 humbje jete dhe 669 raste të reja të infektuar me koronavirus në 24 orë

schedule17:45 - 30 Shtator, 2021

schedule 17:45 - 30 Shtator, 2021

Sot, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 13 qytetarë, katër më pak se një ditë më parë. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndtetësisë bën gjithashtu të ditur se nga 4,835 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë për virusin 669 qytetarë.

Rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 275 qytetarë në Tiranë, 57 qytetarë në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, 25 qytetarë në Shkodra, Lushnje, 20 në Sarandë, 17 në Elbasan, 13 në Lezhë, Krujë, 12 në Gjirokastër, Berat, 9 në Kukës, Mallakastër, Gramsh, 8 në Kamëz, 7 në Kurbin, Korçë, 6 në Malësi e Madhe, Kavajë, Dibër, Kuçovë, Peqin, Librazhd, 5 në Pogradec, 4 në Divjakë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Këlcyrë,  Memaliaj, Devoll, Dimal, 2 në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Skrapar, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Klos, Selenicë, Konispol, Libohovë, Dropull, Poliçan, Belsh, Prrenjas.

Po ashtu, bëhete ditur se aktivë me Covid-19 deri më sot janë 823 pacientë në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 13 qytetarë: 1 qytetare 34 vjeçe nga Lezha, 1 qytetare 52 vjeçe nga Librazhdi, 1 qytetar 55 vjeç nga Fieri, 6 qytetarë nga Tirana të moshave 64-76 vjeç, 2 qytetarë nga Kurbini të moshave 61-66 vjeç, 2 qytetarë nga Durrësi të moshave 76-86 vjeç.

Janë shëruar 936 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        669
Të shëruar në 24 orë      936
Të shtruar në spitale       158
Humbje jete në 24 orë     13
Testime ditore                 4,835

Testime totale              1,202,716
Raste pozitive               170,131
Raste të shëruara         157,610
Raste Aktive                   9,823
Humbje jete                     2,698

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4,389
Durrës             1025
Fier                  888
Shkodër          832
Vlorë               569
Elbasan           517
Lezhë              365
Berat               354
Korçë              259
Gjirokastër      233
Kukës              206
Dibër               186  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!