Celine Dion do të bëhet subjekt i një dokumentari të ri të drejtuar nga kandidatja për Oscar, Irene Taylor Brodsky. Sony Music Entertainment ka njoftuar fillimin e prodhimit të filmit që do të fokusohet në momentet unike dhe të vështira të karrierës mahnitëse të këngëtares kanadeze.
“Unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur me fansat e mi dhe me ndjeshmëri dhe kreativitet të kujdesshëm, besoj se Irene do të jetë në gjendje t’i tregojë të gjithëve një pjesë të vetes sime që nuk e kanë parë kurrë më parë. E di që ajo do thotë historinë time në mënyrën më të sinqertë dhe prekëse “, tha Celine.
A Celine Dion documentary is on the way ? Sony Music is working on a feature-length film about the iconic Canadian singer. The movie will peel back the curtain on the star’s life and career. pic.twitter.com/FRzYhgqd8M
— Breakfast Television (@breakfasttv) September 29, 2021
Ky dokumentar nuk është i vetmi për jetën dhe karrierën e këngëtares së famshme. Dokumentari do të dalë në kinema në fillim të vitit 2022. Dokumentari mishëron Celine Dion në çdo moshë, duke filluar në moshën 12 vjeçare që jeton me familjen e saj të madhe franceze-kanadeze dhe ëndrrën për t’u bërë një këngëtare. /abcnews.al