Nëna e Aldi Ramës ka bërë një postim në rrjetet sociale pas ndarjes nga jetë të djalit të saj, i cili vrau veten pasi qëlloi për vdekjen nënkomisarin Saimir Hoxha gjatë kontrollit në automjet dy ditë më parë.
E ëma e viktimës ka publikuar një foto të djalit të saj, ndërsa në foton e profilit në shenjë zie ka vendosur një shirit të zi për të nderuar kujtimin e të birit.
Megjithatë edhe pse kanë kaluar 24 orë nga vdekja e të riut, në morgun e spitalit nuk është paraqitur asnjë familjar për të tërhequr trupin e tij. Transportimi drejt Durrësit është bërë falas nga agjencia funerale, ku dhe jetojnë e ëma bashkë me vëllain e madh.
Ndërsa i ati është zhvendosur në Greqi pas martesës së dytë. I riu prej vitesh jetonte me gjyshërit e tij në Durrës që pas divorcit të prindërve. Ai kishte pasur precedent të mëparshëm penalë. Që në moshën 18-vjeçare kishte rënë në prangat e policisë fillimisht për lëndë narkotike.
Ditën kur kreu vrasjen i riu duhet të ishte në arrest shtëpie, masë e vendosur ndaj tij që prej muajit maj të këtij viti, pas lirimit nga qelia. Rama ishte arrestuar në Dhjetor pasi u kap me kanabis dhe pas disa muajsh gjykata kishte zbutur masën e sigurisë ndaj tij.
Shokët e tij i thanë policisë se nuk kishin dijeni që Rama ishte në arrest shtëpie, pasi që prej muajit maj kur kishte lënë burg e kishin takuar atë çdo ditë jashtë banesës. m.v/abcnews.al