Shije arbëreshe në Tiranë, djemtë e “Shegës” ruajnë ende gjuhën e traditat shqiptare

schedule11:29 - 30 Shtator, 2021

schedule 11:29 - 30 Shtator, 2021

Jemi zyrtarisht në stinën e “Shegës”. Jo shegës që mendoni ju, por “Shegës arbëreshe”.  Dy Gjergjat, Saverio dhe Alessandro janë katër djem arbereshë që talentin e tyre në industrinë muzikore e pagëzuan me emrin “Shega”. Vera i solli në Tiranë, për të performuar përpara publikut shqiptar e për t’i dhënë pak shije arbëreshe netëve të nxehta.

I kemi takuar gjatë provave të koncertit dhe të katër djemtë flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe.  Ata nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë ende të gjalla zakonet e traditat shqiptare edhe pse pas shekujsh me radhë. Giorgio Fusco është solisti i grupit dhe emocionet e performimit përpara një publiku shqiptar e ka të pamundur t’i kontrollojë.

“Është emocion i madh të performosh përpara publikut shqiptar. Rikthehemi në rrenjët tona dhe është emocioni gjithnjë sikur po vijmë për herë të parë. Të kalojmë detine tëflasim gjuhën tonë në një shtet tjetër është gjë e jashtëzakonshme”, shprehet solisti i grupit.

Djemtë Giorgio Fusco, Saverio Guzzetta, Giorgio Ciulla dhe Alessandro Ferrantellikanë 7 vite që janë konsoliduar në një grup të mirëfilltë muzikor, por miqësia mes tyre i ka rrënjët e thella.  Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e koncertit, por njerëzit nëpublic po i presin që kur kanë nisur provat. Ndaj cunat tanë arbëreshë nxitojnë të ngjiten në skenë.

Si kitarist dhe këngëtar gjithashtu Savverio nuk mund të mos këndonte acappella’ edhe këngët shqipe. Koncerti u mbajt në pedonalen e Tiranes në vendin e quajtur “Reja’ në një nga netët e nxehta të verës dhe rezultoi të ishte një sukses I vërtetë. Publiku shqiptar e mirëpriti dhe shijoi për të disatën herëatmosferën e krijuar nga Grupi Shega. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!