Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E reja plagos me pirun të dashurin në Greqi

schedule08:28 - 30 Shtator, 2021

schedule 08:28 - 30 Shtator, 2021

Një 23-vjeçare në Greqi ka plagosur me pirun të dashurin e saj 47-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Serres, në shtëpinë e çiftit, ndërsa vihet re diferenca e madhe në moshë mes tyre.

Sipas mediave greke, ata kanë pasur një sherr mes njëri-tjetrit dhe vajza e re e ka goditur partnerin me një pirun.

47-vjeçari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Serresit ku u konstatua se kishte pësuar një plagë me një objekt të mprehtë në bark dhe u zbulua se partnerja e tij 23-vjeçare e plagosi atë pas një debati verbal.  Ndaj të resë u ngrit një padi për dhunë në familje. g.v/abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!