Janë parë shpesh krah njëri-tjetrit, e vërteta e lidhjes së Angelina Jolie dhe The Weeknd

schedule08:23 - 30 Shtator, 2021

schedule 08:23 - 30 Shtator, 2021

Angelina Jolie dhe The Weeknd trazuan rrjetin pasi janë fotografuar disa herë së bashku, duke shkaktuar thashetheme se kanë nisur një romancë. Kohët e fundit, ata u fotografuan duke shijuar një darkë në një restorant në Santa Monica, Kaliforni.

Diferenca në moshë 15-vjeçare: Dhe ndërsa Angelina u sigurua të mbërrinte në restorant veçmas nga The Weeknd (lindur Abel Tesfaye) në orën 20:05, ajo nuk e kishte problem të dilte me të

Megjithëse, dyshja ende nuk i kanë adresuar publikisht spekulimet rreth lidhjes së tyre, burimet pranë tyre kanë konfirmuar se nuk po ndodh asgjë romantike. Takimet kanë ardhur si rezultat i disa projekteve të përbashkëta mes tyre.

Angelina Jolie, The Weeknd Spark Romance Rumours As They Enjoy Dinner Date in LA

“Ata kanë folur kohët e fundit për partneritet në disa projekte humanitare së bashku. Atij i pëlqen të flasë për filma dhe forma arti.“, tha burimi për E! News. Ndërsa Jolie ende vijon mosmarrëveshjet me ish burrin, Brad Pitt, artisti kanadez nuk ka bërë asnjë lidhje publike pas ndarjes me Selena Gomez në 2017. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!