“Shtëpia e mrekullisë” që u rrethua nga llava që shpërtheu nga vullkani i La Palma dhe nuk u dëmtua, tashmë nuk është më. Sipas pronarëve të saj, godina tashmë është shkatërruar.
Rainer Cocq, një biznesmen danez në pension, i cili e kishte në pronësi shtëpinë e pushimeve dhe vreshtat përreth me gruan 80-vjeçare Inge Bergedorf, konfirmoi të martën se prona “u gëlltit” nga llava.
“Çdo gjë është shkatërruar,” i tha ai gazetës spanjolle El Mundo nga Danimarka ku jeton, në perëndim të Kopenhagenit.
“Kemi humbur gjithçka në ishullin tonë të dashur. Kjo është shumë e trishtë. Inge dhe unë jemi të shkatërruar.”
Foto të shkrepura nga ajri që tregonin godinën në mes të llavës zunë titujt kryesorë në gjithë botën javën e kaluar, duke u kthyer kështu në një simbol i qëndueshmërisë pasi qindra shtëpi të tjera u shkatërruan. /abcnews.al/