E ndërprerë më 22 gusht për shkak të hyrjes së tifozëve vendas në fushë dhe përleshjes me futbollistët kundërshtarë, ndeshja u bë subjekt i organeve disiplinore të Ligës 1 në Francë.
Këta të fundit vendosën që sfida të riluhej nga fillimi dhe të mos merreshin në konsideratë minutat e luajtura, ndërsa Nices si skuadër organizatore iu mbyll stadiumi për dy ndeshje dhe njëkohësisht iu hoq një pikë nga klasifikimi i përgjithshëm.
Tashmë është vendosur përfundimisht që ndeshja të riluhet nga fillimi më 27 tetor, ndërsa impianti që do të presë këtë sfidë, do të jetë ai i “Stade de l’Aube” në Troyes. /abcnews.al/