Aktivistja e PD-së Evi Kokalari ishte sërish sot në krah të Sali Berishës në takimin që zhvilloi në Durrës me demokratët. Ajo akuzoi se Lulzim Basha se e përjashtoi ish-kryeministrin duke e shkëmbyer me mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA.
“Arsyeja që u është dhënë të gjithëve që Berisha është përjashtuar është bërë fakt korrupsioni i tij, realiteti i tij është ndryshe, ai është përjashtuar, është u shkëmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lul Bashës, një dosje që ekzsiton në Shqipëri dhe Amerikë, kjo është arsyeja që Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar” tha ajo.
Për këtë arsye, vijoi më tej ajo “Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vite. Kjo dosje është mbyllur që të nxirrte Sali Berishën nga grupi parlamentar”.
Por Evi Kokalari kishte një paralajmërim për Lulzim Bashën. “Nëse Basha guxon të shkojë në Amerikë, dosjen do ta çojmë në kongres. Lulzim Basha i hapi “gropën” vetes” tha ajo./ db/Abcnews.al