Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lapsusi” i ministres Kushi: 78% e shkollave mësim me turne

schedule15:54 - 29 Shtator, 2021

schedule 15:54 - 29 Shtator, 2021

Nga Esiona Konomi

Deklarata e ministres së arsimit habiti jo pak, pasi llogariste që në çdo 4 shkolla, 3 të bëjnë mësim me turne. ABC kontaktoi zonjën Kushi për të saktësuar këtë shifër, dhe ajo pranoi se ishte një gabim njerëzor e kishte dashur të thotë të kundërtën, dhe së mësimi me turne është vetëm në 22 % të shkollave.

Qeveria nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete për këtë çështje, por thotë se nuk do të jetë e përhershme.

Sipas qeverisë janë vaksinuar 80 % e mësuesve, ndërsa në mbarë vendin, dozën e parë e kanë marrë 900 mijë persona.

“35.5 % e popullatës target ka marrë dy doza. 64 % ata mbi 60 vjec”, tha Manastirliu.

500 mijë doza të tjera Pfizer do të vijnë brenda këtij viti dhe në këtë mbledhje qeveria miratoi fondet e duhura. Por, ende s’ka vendim për dozën e tretë.

“Dozat përforcuese po i mendojmë me komitetin e ekspertëve. Jemi të përgatitur”, deklaroi ajo.

Ministria e Shëndetësisë raporton se asnjë dozë vaksine nuk ka skaduar, dhe se gjithçka është blerë, është përdorur. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!