Video rrëqethëse, zyrtarja e lartë në Kosovë kur ishte 3 vjeçe: Millosheviçi është në burg se ka prerë fëmijët

schedule14:08 - 29 Shtator, 2021

schedule 14:08 - 29 Shtator, 2021

Zyrtarja e lartë në Presidencën e Kosovës, Vesa Bujupaj, ka ndarë një video rrëqethëse të saj nga koha e pasluftës. Në këtë video, ku ishte vetëm 3-vjeç flet për regjimin e Millosheviçit.

Teksa flet me nënën e saj, ajo dëgjohet duke thënë se Millosheviçin e kanë dërguar në burgun e Hagës sepse i ka prerë fëmijët.

“E kanë çu Millosheviçin në Hagë. I ka pre fmitë. E kanë shti në burg, s’mundet me çel derën”, dëgjohet duke thënë ajo në video.

Në diçiturë, ajo shkruan se pas asaj eksperience traumatike, frika është kthyer në forcë, ndërsa ka kujtuar fëmijët që janë vrarë në luftë dhe ata që janë ende të zhdukur.

“Tri vjeçe! Çfarë traume! Por, 20 vjet pas asaj eksperience traumatike, frika është kthyer në forcë. 1.024 fëmijë humbën jetët e tyre gjatë luftës dhe 109 janë akoma të zhdukur. Përsëris: 1.024 humbën jetët dhe 109 janë të zhdukur!”, ka shkruar ajo.