Është vetëdorëzuar në polici ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi për të kishte një masë sigurimi “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga Gjykata e Kavajës, si pjesë e një rrjeti që tjetërsonte prona në Spillé.
Për të dhe 7 persona të tjerë, që gjithashtu kishin një masë sigurimi “arrest me burg”, të dhënë në mungesë, sot është bërë rivlerësimi i masës nga Gjykata e Kavajës.
Ndërsa nesër pritet të dalin para kësaj gjykate 3 persona të tjerë, Altin Çoba, drejtor i Aluiznit Kavajë, Behgjet Pjeci,ish-kryetar i komunës Kryevidh dhe Dashnor Çullhaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh- Kavajë, të cilët janë ndaluar në 14 nëntor me urdhër-ndalimi nga Prokuroria Kavajë.
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se pjesën më të madhe të kësaj toke me sipërfaqe 36 ha, e kanë përfituar familjarë të ish-nënprefektit Fatos Kaja dhe të ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi./abcnews.al