Qëlloi për vdekje policin në Lezhë, shpresat që 21-vjeçari i plagosur të mbijetojë shumë të pakta

schedule19:51 - 28 Shtator, 2021

schedule 19:51 - 28 Shtator, 2021

Mjekët kanë përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale dhe gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit Aldi Rama duket të jetë kritike. Gazetarja Ema Shazivari raporton se gjysma e trurit të të riut ka dalë jashtë funksionit dhe tashmë ai është i intubuar në reanimacion.

Shpresat që Rama të mbijetojë janë shumë të pakta.

Kujtojmë se Aldi Rama qëlloi sot me armë duke i marrë jetën efektivit të policisë Saimir Hoxha. Pasi kreu vrasjen, i riu i cili u largua nga vendi i ngjarjes, u rrethua nga forcat RENEA dhe ato të FNSH-së.

Pas disa orësh, sipas raportimeve, i riu duke mos gjetur rrugë shpëtimi tentoi të vrasë veten por mbeti i plagosur rëndë. Megjithatë, sipas asaj që deklaroi gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e së martës në “Radari Informativ” në ABC, ekziston mundësia që Aldi Hoxha të ketë qëlluar aksidentalisht mbi veten. /abcnews.al/