“Europa duhet të ndalojë së qeni naive,” tha Presidenti francez Emmanuel Macron në një konferencë për shtyp me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis të martën në mëngjes, duke shtuar se marrëveshja AUKUS nuk do të ndryshojë politikën franceze ndaj Indisë dhe Paqësorit.
Duke folur në Champs-Elysées, Macron iu referua forcimit të pranisë ushtarake europiane, duke thënë se “qëllimi është të forcojmë sovranitetin europian dhe të sigurojmë paqen botërore”.
“Europianët nuk duhet të tregohen naivë sepse kur jemi nën presionin e forcave të huaja ne duhet të veprojmë, duhet të tregojmë se kemi vullnetin dhe aftësinë për të mbrojtur veten,” theksoi presidenti francez.
“Shtetet e Bashkuara janë një aleat i madh historik në aspektin e vlerave dhe do të mbeten një aleat. Por ne duhet të kuptojmë se gjatë 10 viteve të fundit SHBA -ja është marrë me shtëpinë e saj dhe ka interesat e saj në lidhje me Kinën dhe Paqësorin.
Është e drejta e tyre dhe unë respektoj sovranitetin e popujve. “Por ne do të tregoheshim naivë nëse do të injoronim pasojat dhe do të arrinim në përfundime përkatëse,” tha Macron.
“Pra, ne si europianë duhet të përpiqemi për mbrojtjen dhe pavarësinë tonë, nuk ekziston asnjë alternativë për këtë, nuk zëvendëson faktin që ne jemi aleatë,” tha ai, duke iu drejtuar SHBA-së, Britanisë dhe Australisë./abcnews.al