Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 52 vjeçar pasi i sekuestruan 4 mina me telekomandë si dhe rreth 130 gramë heroinë.
Ai u ndalua në qytet dhe brenda çantës sportive që mbante me vete kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit dhe drogë.
Nuk ka ende informacion se për çfarë do të përdoreshin minat. 52 vjeçari rezulton i dënuar më parë. Materialet proceduriale ne ngarkim te tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës Parë Lezhë. /abcnews.al