‘Fair -play’ financiar vazhdon të jetë armiku i madh i FC Barcelona. Sipas burimeve të klubit, katalanasit vazhdojnë të tejkalojnë kufirin e pagës të vendosur nga LaLiga .
Duhet të merret parasysh që duhet të zbatohet rregulli 25% , i cili, siç shpjegoi Laporta, “për të pasur 25 milionë duhet të heqim 100” . Një rregull që, përveç kësaj, nuk prek vetëm lojtarët, por edhe stafin stërvitor.
Rezerva e pagave që do të përfshinte punësimi i një trajneri të ri javët e fundit si Xavi Hernandez ose Roberto Martinez që janë përmendur si zëvendësues të mundshëm në rast të shkarkimit të Ronald Koeman, do të ishte pothuajse e pamundur në situatën aktuale. /abcnews.al/