Edhe pse dukej se tema Lucas Vasquez ishte mbyllur, asgjë nuk është më larg realitetit. Real Madridi insistoi të rinovonte disa muaj më parë për të mos e humbur falas, por edhe për shkak të nevojave të skuadrës në krahun e djathtë.
Me kalimin e kohës dhe Ancelottin në stol, Vasquez është kthyer sërish në rrezik, pasi trajneri kërkon një opsion tjetër për të zëvendësuar Carvajal, e sa i përket pjesës ofensive preferohen lojtarët e tjerë si Rodrygo, Asensio apo Bale që është i dëmtuar.
Ai që dukej se do të ishte një nga sezonet më të mira të Lucas edhe pas përmirësimit të kontratës së tij, nuk është gjë tjetër vetëm se një kthim në pikën e tij fillastere. Tani bordi drejtues po shikon mundësinë e largimit duke përpjekur të fitojë sadopak për të qenë në gjendje të nënshkruajnë më dikë tjetër për fashon e djathtë.
Ylli i Liverpool, Alexsandër Arnold është një nga opsionet që preferohet më së shumti nga “galaktikët./abcnews.al/