Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë. Problemet me drejtësinë që pati këngëtarja, nuk e ndali ta zyrtarizojë dashurinë e saj në martesë në Maldive. Pamjet nga ceremonia u bënë virale ndërkohë që Fjolla ndodhej në kërkim nga shteti pasi u kap me armë në Morinë një vit më parë.
Ajo doli nga burgu në Prishtinë pak ditë më parë pasi gjykata refuzoi ekstradimin e saj. Mirëpo, ndërsa gjërat me drejtësinë kanë kaluar, duket se kanë nisur problemet në familje. Fisniku ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj të këngëtares gjatë përballjes me drejtësinë, por biznesmeni ka habitur me veprimin e fundit .
Fjolla Morina ka mbyllur Instagram-in e saj, ndërsa bashkëshorti i saj ka fshirë çdo postim. Për më tepër, ai nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Lediana dhe anasjelltas. Megjithatë, ata nuk kanë reaguar publikisht për këto spekulime nëse po kalojnë një krizë në martesën e tyre. /abcnews.al