Prezantuesi i CNN, Chris Cuomo është akuzuar për ngacmim seksual nga një ish-eprore gjatë qëndrimit të tij në ABC.
Ky është skandali i fundit që po vërtitet rreth drejtuesit të “Cuomo Prime Time”, i cili u kritikua muajt e fundit për këshillimin e vëllait të tij, ish -guvernatorit të New York, Andrew Cuomo, për të luftuar akuzat e tij të ngacmimit seksual. Drejtuesi i TV përfundoi duke shmangur ndëshkimin në rrjetin e lajmeve kabllor për përfshirjen e tij në skandal.
Në një rubrikë mysafirësh të botuar të Premten në New York Times, gazetarja veterane e televizionit Shelley Ross shkroi se deklaratat e Cuomo të shqetësimit të thellë në lidhje me ngacmimet seksuale e provokuan atë të tregojë historinë e saj: Ajo pretendoi se Cuomo e ngacmoi seksualisht në një bar në New York City në 2005 gjatë një feste largimi për një koleg të ABC. g.v/abcnews.al