Fero është një ndër emrat më të komentuar të estradës shqiptare. Kjo jo vetëm për suksesin e tij në muzikë, por reperi merr gjithmonë vëmendje me deklaratat që bën. Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, me një koment që ka bërë në profilin e tij në Instagram.
Reperi nga Gjilani e ka krahasuar veten me legjendën e muzikës, Michael Jackson. “Unë jam Michael Jackson në rap”, ka shkruar ai. Kjo nuk është hera e parë që artisti bën deklarata të këtij lloji, pasi shpesh e cilëson veten si “babai i rap-it”.
Sakaq, reperi po punon për të sjellë dhe albumin e tij të ri. Kujtojmë që Fero u bë baba për herë të parë pak muaj më parë. Ai dhe Arbenita Ismajli kanë një vajzë me emrin Nina. /abcnews.al