Vllaznia dhe Partizani u ndanë në barazim 1-1 sot për javën e tretë të Abissnet Superiore. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.
“Kur konsideron që pëson gol në minutën e 88 të dhëmb, duhet të jemi më të zgjuar në disa fraksione të lojës, është e papranueshme që lamë hapësira dhe nuk luajtëm në mënyrë të zgjuar.
Kur futen lojtarët e freskët duhet të bëjnë një paraqitje më të mirë se ajo që pamë. Ne duhet të bënim më shumë presing dhe të mos mbylleshim mbrapa siç bëmë.
E dimë se Partizani është skuadër e mirë dhe të luash kundër tyre duhej të jepnim maksimumin tonë. Në luajtëm sot kundër Partizanit një skuadër që nuk të lë të kesh shumë mundësi.
Ndoshta duhet të ishim më të saktë në kundërsulmet tona, në mënyrën se si i nisnim dhe ndoshta nuk pamë atë që shohim, atë që shohim gjithmonë.
Gurishta në qendër? Ne jemi skuadër, bëjmë gabime. Jo gjithmonë, por duhet të punojmë për këtë. Jemi grup shumë i mirë, siç fitojmë bashkë edhe humbasim bashkë, jemi ekip që bëjmë shumë gabime, por arrijmë të përmirësohemi.
Barazimi? Në përgjithësi mendoj se ishte ndeshje e barabartë, jam i qetë. Kishte dhe gjëra që nuk shkuan siç duhet, por gjërat kështu shkuan dhe duhet t’i pranojmë”, tha Brdaric. /abcnews.al