Po transportonte emigrantë, arrestohet 56-vjeçari nga Elbasani

schedule09:56 - 26 Shtator, 2021

schedule 09:56 - 26 Shtator, 2021

Policia e Fierit ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë. Sipas uniformave blu, A. G., u kap në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke transportuar me automjetin tip “Fiat”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke transportuar me automjetin tip “Fiat”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!