Daniel Dushku, vëllai i Fabio Dushkut i cili pak ditë më parë bashkë me tre persona të tjerë mori peng atë që njihet si “Mbreti i Instagramit” Kozak Braçi, i është përgjigjur këtij të fundit.
Dushku thotë se ato që thotë Braçi janë të pavërteta, pasi i “kanë dhënë vetëm ca shpulla” dhe nuk janë përdorur thika apo pistoleta.
“Jo 8 makina, jo 30 vetë. Nuk ka lidhje fare. Kemi qenë katër veta, të kemi marrë të kemi futur në makinë, të kemi fut ca shpulla, për arsye se na ke shajt familjen. Boll i gënjeve njerëzit majtas djathtas, kalamajtë aty, jo po më kanë ardhur 20 veta me pistoletë me thikë.
Nuk ka pas lidhje fare as pistoletë, as thikë. Se ne s’përdorim thikë e pistoletë te ty. Ti s’je, ti je thjesht për ca shpulla. Në qoftë se do noj takim, di ku të flasësh, ku të marrësh në telefon. Ku të duash ti. Në rregull? E boll i gënjeve njerëzit”, shprehet Dushku. m.v/abcnews.al