Erdhi nga SHBA, aktivistja shqiptare nga “Foltorja” e Berishës: Të zgjidhet lideri i ri i PD-së

schedule19:25 - 25 Shtator, 2021

schedule 19:25 - 25 Shtator, 2021

Aktivistja e njohur shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evi Kokalari ishte sot në “foltoren” e Sali Berishës në Vlorë.

Duke theksuar mbështetjen për Berishën, Kokalari u ka bërë thirrje demokratëve që të firmosin formularin për të mbledhur 1400 nënshkrime në mënyrë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së dhe të zhbëhet vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës.

Kokalari mes të tjerash ka thënë se sapo të zgjidhjet kryetari i ri i PD-së, kjo parti do të nis bashkëpunim e ngushtë me Republikanët në SHBA.

“Po përfitoj të fus pikëpamjet e partisë republikane në Partinë Demokratike. PD beson për përpjekjet për një ekonomi më të mirë. Populli është shumë i varfër. Basha mesa kam kuptuar i ka ngelur vetëm logo dhe vula e PD, pasi baza është këtu me ne.”

“Të gjithë firmosni formularët që të mblidhet Kuvendi duhen 1400 firma dhe kam idenë që do mbledhim më shumë. Sapo të kemi kryetarin e ri të PD-së do nisi një punë intensive për të punuar afër me partinë Republikane.” tha Evi Kokalari.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!