Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Zubin Potok, policia e Kosovës jep detajet: Flakët u lokalizuan rreth orës dy

schedule13:54 - 25 Shtator, 2021

schedule 13:54 - 25 Shtator, 2021

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin në Zubin Potok, ku është djegur Qendra për Regjistrim të Automjeteve, raporton Express.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 01:00.

“Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës”, ka njoftuar Policia.

“Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), për gjithçka që ndodhi  u njoftua edhe Prokurori kujdestar. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.”

Ndërsa, në një reagim në Facebook, kryeministri Albin Kurti e drejtoi gishtin nga Serbia duke thënë se nga hetimet rezulton se djegia ishte e qëllimshme dhe se po nxitet nga shteti fqinj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!