Mediat serbe e kanë konsideruar si ditë historike për ushtrinë e Kosovës të premten e 14 dhjetorit. Ato raportojnë se Hashim Thaçi ka veshur sërish uniformën me këtë rast, ndërsa presidenti serb Vuçiç zgjodhi të vizitojë zonat e sigurisë në jug të vendit.
Miratimi i tre projektligjeve në parlamentin e Prishtinës që lejuan krijimin e ushtrisë së Kosovës shënon një ditë historike. Kështu kanë zgjedhur ta përshkruajnë mediat serbe ata që ndodhi paraditen e të premtes në kuvendin e Kosovës.
Të gjithë mediat në Beograd dhe ato në Prishtinë e cilësuan si Ditën D për krijimin e ushtrisë në Kosovë, duke theksuar se presidenti Hashim Thaçi ka veshur sërish uniformën e tij ushtarake.
Nebojjsha Coviç, ish kreu i ekipit organizativ për Kosovën u shpreh se Prishtina po zgjedh fjalë të tjera për të përshkruar atë që konsiderohet si një shkelje e kushtetutës, e rezolutës 12 44 dhe pakos së Ahtisarit. Pra ekzistebca e forcave të armatosura të Kosovës. Një gjë që sipas tij është e palejueshme për deri sa përfaqësuesit e minoriteteve nuk janë përfshirë në këtë proces.
Politikanë serbë mendojnë se Beogradi duhet të kishte marrë masa më përpara, dhe se Lista serbe duhej të kishte dalë me kohë nga koalicioni qeverisës i Ramush Haradinaj, në mënyrë që kjo qeveri të rrëzohej
Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zgjodhi të njëjtën ditë për të vizituar ushtrinë e vendit në zonat e sigurisë dhe kudo në jug të Serbisë. /abcnews.al