Vrasja e Caroline, “ngecin” oficerët grekë, karta e kamerës së sigurisë do dërgohet në Kinë

schedule20:39 - 24 Shtator, 2021

schedule 20:39 - 24 Shtator, 2021

Hetimet për vrasjen e Caroline Crouch nga burri i saj në shtëpinë e tyre në Greqi kanë ngecur sërish.

Kjo pasi oficerët e sigurisë në vend nuk kanë mundur t’i japin përgjigje pyetjes se kur është hequr karta e memories nga kamerat e sigurisë, para apo pas vrasjes.

Nëse rezulton se Anagnostopoulos e ka hequr kartën para vrasjes së gruas së tij ai do të arrihet në përfundim se e gjithë ngjarja ka qenë e paramenduar.

Në të kundërt skenari do të ndryshojë, pasi hetimet do të drejtohen në përpjekjet e Babis për të fshehur krimin.

Duke qenë se oficerët grekë janë dorëzuar, pritet që të dhënat të dërgohen në Kinë ku ndodhet kompania  që ka prodhuar kamerën. m.v/abcnews.al