“ZanIN” ishte projekti që riktheu Elhaida Danin në muzikë pas disa kohësh. Këngëtarja promovoi albumin me pesë këngë pak ditë më parë, i cili është pritur shumë mirë nga publiku. Megjithatë, krahas komenteve pozitive, këngëtarja u përball dhe me kritika.
Një ndër ta ishte dhe Elton Deda, i cili u shpreh se këngët ishin pothuajse njësoj. Për këtë koment Elhaida i tha disa fjalë në Abc e Pasdites, teksa tha: “Çdo njeri ka opinionin e tij, shijet e veta personale. Nuk mund të gjykoj absolutisht, por do preferoja që t’i dëgjonte para se t’i gjykonte ose të jepte një mendim”.
Mirëpo, ka patur nga ata që e kanë krahasuar punën e këngëtares me atë të Elvana Gjatës. Kjo e fundit, solli pak kohë më parë një mini album me këngët të shoqëruara me klipe. E ftuar në kanalin T7, Elhaida i mohoi akuzoi, por e pranoi se Elvana ishte e para që solli diçka të tillë në vendin tonë.
‘’Nuk është e vërtetë, por të them të drejtën që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë artistëve tjerë për ta bërë.’’, tha Elhaida. /abcnews.al