COVID i merr jetën 30-vjeçares nga Durrësi, vuante nga zemra dhe hipertensioni

schedule18:08 - 24 Shtator, 2021

schedule 18:08 - 24 Shtator, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 10 viktima nga COVID. Mes tyre është edhe një 30-vjeçare nga Durrësi e cila nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me sëmundjen.

Gazetarja e ABC Ema Shazivari raporton se ajo kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Mësohet se ajo vuante nga hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 826 qytetarë.

Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!