Ylli Limani është një ndër personazhet më të pëlqyer të estradës shqiptare. Krijuesi i shumë hiteve feston sot ditëlindjen dhe mbush 17 vjeç. Urimet nga miqtë, fansat dhe kolegët nuk kanë munguar, por një mesazh special ka ardhur nga babai i tij.
Mufail Limani ka publikuar një fotografi të këngëtarit kur ka qenë i vogël, krah së cilës ka shkruar: “Ca te them? Femijet e botes rriten, por tut jo. Prandaj e kuptoj qe jam edhe vet nje prinduc i bezdisshem.Ju duajeni Yllin tuaj. Une timin.Urime ditelindja!”
Vetë këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij në këtë ditë speciale disa fotografi nga fëmijëria.
/abcnews.al