Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në një banesë në Malësinë e Madhe.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 2 persona që janë prezantuar si efektiv policie kanë rreth 11 mijë e 500 euro.
Banesa është në pronësi të shtetasit Ndue Ulaj, i cili pohon se shumën e parave e ka marrë dy ditë më parë nga banka dhe e ka lënë në katin e dytë të banesës. Ulaj punonte si taksist dhe shumë e parave ishte nga kursimet e tij.
Në momentin e ngjarjes gjithë familja ka qenë në banesë.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e grabitësve./abcnews.al