Kieran Trippier është nga lojtarët më të kërkuar të Atletico Madridit në treg dhe pasi arriti ta mbante atë në skuadër gjatë merkatos që lam pas pas tentativa nga Anglia, është ende e paqartë nëse në merkaton e ardhshme do të ketë sërish një sulm nga Man United.
Mbrojtësi anglez konfirmoi dëshirën e tij për të luajtur me “Djajtë e Kuq”, por kalimi i Dalot nga Milani në Manchester e bëri të pamundur nënshkrimin e tij.
Portugezi është duke menduar për largimin e tij nga Old Trafford në merkaton e dimrit dhe bordi dëshiron që ta zëvendësojë më Trippier. Mësohet se United do të jetë i gatshëm ta shesë Dalot për një shumë prej 20 milion eurosh për të bërë të mundur nënshkrimin me yllin e Atleticos për 45 milion euro.
Trippier është i lumtur në Atletico, por i jep përparësi rikthimit në vendin e tij dhe të qenit pranë familjes. Në United kanë besim të plotë se ky operacion do të realizohet, pasi Dalot të largohet. /abcnews.al/