Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Met Gala 2021, ky detaj në veshjen e Kim Kardashian kap një shifër marramendëse

schedule20:36 - 23 Shtator, 2021

schedule 20:36 - 23 Shtator, 2021

Kim Kardashian u bë objekt bisede, kritikash dhe memesh në rrjete sociale me veshjen që kishte zgjedhur për Met Gala 2021. Ylli me famë botërore u shfaq me një veshje të zezë, që i mbulonte tërësisht trupin dhe fytyrën, ndërsa flokët i kishte kapur bisht.

Pas pamjes së saj të çuditshme qëndronte marka luksoze Balenciaga por një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve: çmimi marramendës i flokëve që pothuajse preknin në tokë. Stilisti i flokëve, Chris Appleton përmes një Instastory zbuloi se flokët e Kim-it kishin kushtuar 10 mijë dollarë.

kim-kardashian-2021-met-gala.kim-kardashian-2021-met-gala.

Për këtë veshje, Kardashian është frymëzuar nga ish bashkëshorti i saj, Kanye West në albumin e tij më të ri “Donda”. “Kanye i dha asaj guximin të shtyjë krijimtarinë dhe imagjinatën e njerëzve përmes artit.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!