Supermodelja Linda Evangelista ka rrëfyer për herë të parë arsyen se përse ka qëndruar larg syrit të publikut vitet e fundit. 56-vjeçarja, e cila ishte një ndër modelet më të famshme të viteve ’90 ndau një postim në Instagram, ku tregoi se mbeti e deformuar nga një reaksion trupor pas një ndërhyrjeje për reduktimin e dhjamit.
Modelja zbuloi se procedura kishte pasur efektin e kundërt, duke rritur qelizat e saj yndyrore. Modelja kanadeze pretendon se ndërhyrja e kishte lënë të deformuar përgjithmonë edhe pasi iu nënshtrua dy “operacioneve të dhimbshme, të pasuksesshme, korrigjuese”.
View this post on Instagram
“Për ndjekësit e mi që kanë pyetur veten pse unë nuk kam punuar ndërsa karriera e bashkëmoshatarëve të mi po lulëzon, arsyeja është se unë u shpërfytyrova brutalisht nga procedura CoolSculpting e Zeltiq e cila bëri të kundërtën e asaj që premtoi,”, ka shkruar modelja. “Unë kam mbetur, siç e kanë përshkruar media,” e panjohshme”, tha ajo. /abcnews.al