Doza e tretë e vaksinës Pfizer, EMA vendos përfundimisht në fillim të tetorit

schedule14:06 - 23 Shtator, 2021

schedule 14:06 - 23 Shtator, 2021

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) këtë të enjte ka bërë me dije se për dozën e tretë të vaksinës Pfizer / BioNTech kundër Covid-19, do të vendosin në fillim të tetorit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vendimi i parë i Agjencisë për dozat përforcuese, pritet që të jetë për të rriturit mbi 65 vjeç dhe të rriturit në kategorinë “rrezik i lartë i sëmundjeve të rënda, si dhe për njerëzit që shpesh janë të rrezikuar nga infeksioni.

Ndërkohë në lidhje me këtë vendim Pfizer nuk ka pranuar që të japë koment, ndërsa BioNTech nuk ishte menjëherë në dispozicion për koment. Rregullatori i BE -së kishte raportuar më 6 shtator se kishte filluar vlerësimin e të dhënave të paraqitura nga Pfizer / BioNTech për dozën e tretë gjashtë muaj pas dozës së dytë te njerëzit 16 vjeç e lart.

Vihet re se Moderna gjithashtu pritet të dorëzojë të dhëna në EMA në lidhje me dozën e tretë brenda muajit, siç është përmendur në një dokument të BE -së.e.su./abcnews.al